Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEBRON JAMES

I pasigurt për stinorin tjetër

I pasigurt për stinorin tjetër


23 May, 2023 @7:38

Sipas një informate të lëshuar nga NBA TV pak më parë, superylli veteran i NBA, LeBron James nuk është i sigurt nëse do të vazhdojë me Los Angeles Lakers për stinorin tjetër 2023/24.

Chris Haynes ka raportuar se James është duke menduar për të nisur apo jo stinorin tjetër me ekipin e tij, pasi që ka vënë në konsiderim edhe mundësinë e pensionimit nga basketbolli aktiv.

LeBron James

Katër-herë kampioni i NBA, katër-herë MVP i finalave dhe katër-herë MVP i NBA si dhe njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të këtij sporti, pritet që të vendos përfundimisht për pensionim.

Basketbollisti 206-centimetra i gjatë, theu rekorde e rekorde të NBA, aktualisht është 38-vjeçar, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur në dy periudha për Cavaliers, për Heat dhe së fundi Lakers, ku është prej vitit 2018.


 
Të gjitha lajmet nga NBA