Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI HEAT S'LEJON HISTORINË PËR BOSTON CELTICS!

Miami Heat ekipi i dytë në histori, që prej pozitës 8 siguron finalen e NBA!

Fotot: NBA/ fb

Miami Heat ekipi i dytë në histori, që prej pozitës 8 siguron finalen e NBA!


30 May, 2023 @11:40

Përkundër se Boston Celtics arriti të kthehet plotësisht në lojë dhe të sjellë ndeshjen vendimtare në terren të vet, Miami Heat i drejtuar nga Erik Spoelstra ka bërë çmos që të sigurojë finalen e madhe të NBA dhe me fitoren e regjistruar në mëngjesin e sotëm Celitcs 84-103 Heat është bërë kampion i Konferencës Lindore në NBA.

Miami Heat

Për Spoelstrën, është finalja e gjashtë e NBA që e arrin si trajner. Ndërsa Jimmy Butler kapi çmimin e më të mirit të finaleve të Konferencës përkatëse, duke pranuar trofeun Larry Bird. Butler në vendimtare luajti me 28 pikë, 6 asistime, 7 kërcime e 3 topa të rrëmbyer. Ndërsa pos tij me 26 pikë u dallua edhe Caleb Martin, që shënoi rekord personal të pikëve të shënuara në playoff. Qendra Bam Adebayo luajti me double-double prej 12 pikësh e 10 kërcimesh.

Heat është bërë ekipi i dytë në histori që vjen nga pozita e tetë e Konferencës, për të siguruar finalen e madhe të NBA-së, duke fituar Konferencën. Para tyre këtë e ka bërë vetëm New York Knicks i gjeneratës 1998/99.

Caleb Martin

Edhe pse ishin vendas, Celtics nuk arriti të bëj më shumë në lojën vendimtare. Ata përkundër se ishin të parët e Konferencës nga stinori i rregullt, arritën të rikthehen plotësisht në seri dhe të çojnë finalen deri në ndeshjen e shtatë, por në fund s’ia arritën ta fitojnë. Asnjëri prej lojtarëve s’arriti shifrën e 20 pikëve, ndërsa Jaylen Brown dha 19 pikë, Derrick White 18 e Jayson Tatum 14 të tjera në duelin që bëri serinë Celtics 3-4 Heat. Celtics në anën tjetër nuk arritën që të bëjnë historinë, ashtu që të jenë ekipi i parë që arrin të rikthejë serinë prej 0-3 në 4-3 në finale të Lindjes. Heat ishte perfekt në tri ndeshjet e para, për t’iu rikthyer pastaj Celtics në 3-3! Por, në vendimtare, s’arritën ta bëjnë rikthimin e madh.

Heat në finalen e madhe të NBA-së luan ndaj Nuggets, që në finale të Perëndimit eliminuan Lakersin.


 
Të gjitha lajmet nga NBA