Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKOHET NË NDESHJEN E SHTATË!

Celtics barazon serinë, vendoset në ndeshjen e shtatë

Celtics barazon serinë, vendoset në ndeshjen e shtatë


12 May, 2023 @11:19

Boston Celtics ka shpëtuar nga eliminimi duke fituar ndeshjen e gjashtë të serisë ndaj Philadelphia 76ers për të barazuar serinë e gjysmëfinales së Konferencës Lindore në NBA me 3-3! Ndeshja vendimtare e serisë, e shtata luhet në Boston të dielën natën vonë (mëngjesi i hershëm i së hënës), 15 maj 2023 me fillim prej orës 01:30 (me kohën tonë lokale).

Marcus Smart ka udhëhequr Celtics me 22 pikë, 7 kërcime, 7 asistime në fitore, ndërsa Jayson Tatum luajti me 19 pikë, 9 kërcime e 6 asistime në fitore. Prej tyre, 16 në çerek të fundit për t’ia sjellë ekipit të tij fitoren, Sixers 86-95 Celtics. Ai shutoi edhe 4/5 për tri pikë në çerekun vendimtar!

Celtics

Përkundër se nuk ishin të mirë në sulm, Celtics bëri atë që e bën më së miri qe sa vite, dhe me mbrojtjen e tyre në momentet kur duhej më së shumti arritën të rregullojnë situatën dhe të ndalin Sixers. Këta të fundit, ndoshta humbën rastin e madh për finale të Konferencës. Por, në ndeshjen ku regjistron më shumë topa të humbur (11) sesa treshe (8) si dhe ke 12 kërcime më pak se kundërshtari 38-50, atëherë fitorja nuk vjen.

Prandaj rezultati Sixers 86-95 Celtics bëri që seria të barazohet në 3-3 në duelin ku James Harden shutoi 0/6 për tri pikë, për të mbyllë duelin me 13 pikë, 7 kërcime e 9 asistime, ndërsa nga 26 pikë të shënuara prej Tyrese Maxey dhe Joel Embiid, nuk mjaftuan.


 
Të gjitha lajmet nga NBA