Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DENVER FITON! NIS SERINË ME EPËRSI

Lakers s’arrin rikthimin, Nuggets nis me epërsi serinë

Fotot: via latimes.com

Lakers s’arrin rikthimin, Nuggets nis me epërsi serinë


17 May, 2023 @10:47

Edhe pse ishin 21 pikë në disavantazh, në një moment në pjesë të dytë me lojë të mirë Lakers arriti të rikthehet në ndeshje dhe të ulë epërsinë e Nuggets në 3 pikë. Por, s’arriti të jep atë që më së shumti duhet për të dalë në avantazh dhe prej atij momenti Nuggets ruajti epërsinë për të fituar ndeshjen 132-126.

Derisa pjesa e parë plotësisht ishte në anën e Denver Nuggets, në anën tjetër Los Angeles Lakers u tregua fuqishëm në të dytën. LeBron James e tha atë që e përmbledh lojën me një fjali. “Derisa ne u zgjuam për të luajtur si duhet, ata veçse kishin krijuar epërsinë e madhe. Në këto ndeshje, duhet nisur ndeshjen fuqishëm që nga sekonda e parë e saj.”

LeBron James

Nikola Jokic luajti me 34 pikë, 14 asistime e 21 kërcime për të kryer ndeshjen me triple-double në fitore, ndërsa Jamal Murray dha 31 pikë, 5 asistime e 5 kërcime. Për Lakersin, nuk mjaftuan as 40 pikët e Anthony Davisit, shoqëruar me 10 kërcime. Derisa LeBron James dha 26 pikë, 9 asistime dhe 12 kërcime në humbje.

Ndeshja e dytë e serisë, përsëri në Ball Arena ku Denver Nuggets është edhe njëherë vendas, në mëngjesin e hershëm të 19 majit me kohën tonë.


 
Të gjitha lajmet nga NBA