Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJË HAP PARA FINALES SË MADHE

Miami para finales, ia bën 3-0 Bostonit

Fotot: MiamiHeat/ fb

Miami para finales, ia bën 3-0 Bostonit


22 May, 2023 @11:38

Miami Heat priti Boston Celticsin në mëngjesin e sotëm, ndërsa me 29 pikët e Gabe Vincent dominoi në fitoren 128-102 për të bërë rezultatin e serisë së finales së Konferencës Lindore 3-0 në të mirë të tyre.

Pos Vincentit te Heat, Duncan Robinson dha 22 pikë, ndërsa Caleb Martin shënoi 18 të tjera. Jimmy Buttler kreu lojën me 16 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Bam Adebayo

Te Celtics Jayson Tatum luajti me 14 pikë, ndërsa Jaylen Brown, Grant William e Payton Pritchard dhanë nga 12 të tjera. Dueli i radhës, i katërti i serisë, do të luhet të mërkurën në mëngjes herët, prej 01:30. Nëse Heat i drejtuar nga Eric Spoelstra fiton edhe këtë ndeshje, atëherë me fitoren e katërt ata sigurojnë finalen e madhe të NBA, ku do të presin fituesin e Konferencës Perëndimore, ku aktualisht po luftojnë Denver Nuggets 3-0 Los Angeles Lakers.


 
Të gjitha lajmet nga NBA