Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARRITJE HISTORIKE E NUGGETS

Nuggets arrin historinë! Eliminon Lakersët me 4-0 për finalen e parë të NBA

Fotot: nba/nuggets

Nuggets arrin historinë! Eliminon Lakersët me 4-0 për finalen e parë të NBA


23 May, 2023 @7:17

Ekipi i Denver Nuggets ka arritur finalen e parë të NBA-së, duke e eliminuar Los Angeles Lakersin në finale të Konferencës Perëndimore, bindshëm 4-0. Me triumfin në Konferencë, Nuggets tash do të synojë trofeun e madh të fituesit të NBA-së, ku është duke pritur fituesin e serisës Heat 3-0 Celtics. Minatorët me këtë kanë fituar për herë të parë trofeun e fituesit të Perëndimit në histori, njëjtë edhe arritur finalen e madhe të NBA.

Nuggets

Lakers u mposht edhe në ndeshjen e katërt të serisë, kësaj radhe ngushtë 111-113 nga Nuggets, të cilët luftuan fort në pjesë të dytë për ta zënë LeBron Jamesin që vetëm në pjesë të parë shënoi 31 pikë, për të kryer ndeshjen me 40 pikë, 10 kërcime, 9 asistime e 2 topa të rrëmbyer. Anthony Davis luajti me 21 pikë e 14 kërcime, ndërsa Austin Reaves dha 17 pikë tjera në ndeshje, që doli të jetë përmbyllëse për këtë stinor për hollywoodianët.

Denver

Jamal Murray luajti me 25 pikë e 5 asistime te Nuggets, përcjellur me 22 pikë e 5 asistime të Aaron Gordonit, ndërsa qendra Nikola Jokic kreu lojën me triple-double prej 30 pikësh, 13 asistimesh e 14 kërcimesh në fitore. Bastoret tashmë kanë parashikuar që Nuggets i drejtuar nga Michael Malone është favorit për ta fituar edhe titullin e kampionit të NBA-së këtë stinor, karshi Heat që po udhëheq 3-0 serinë ndaj Celtics në Lindje. Siç kishte thënë edhe trajneri i Nuggets para ndeshjes së katërt me Lakers. “Të flasësh është gjë e thjesht. Duhet të shkosh atje, të dalësh në fushë dhe ta bësh.”

Michael Malone

 

 


 
Të gjitha lajmet nga NBA