HEAT DJEG CELTICS
Butler servon 35 pikë, Heat mposht Celtics
18 May, 2023 @7:35
Jimmy Butler ka shënuar 35 pikë, prej të cilave 23 në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa Miami Heat ka ndjekur rezultatin në pjesë të dytë për të fituar ndeshjen e parë të serisë finale të Konferencës Lindore, Celtics 116-123 Heat.
Celtics ishte në avantazh në TD Garden pas pjesës së parë, derisa kishin nëntë pikë përpara, pas 66-57. Në çerek të tretë, Miami regjistroi rekordin e klubit, në pikë të shënuara për çerek gjatë playoffit, duke i dhënë 46 pikë Bostonit.
Ka qenë ndeshja e pestë e Butlerit me mbi 30 pikë të shënuara në playoff, ndërsa shënoi edhe 7 asistime, 6 rrëmbime topi dhe 5 kërcime. Bam Adebayo kreu lojën me 20 pikë e 8 kërcime, ndërsa Kyle Lowry, Caleb Martin, Gabe Vincent dhe Max Strus - secili shtuan nga 15 pikë.
Tridhjetë pikët e Jayson Tatumit nuk ishin boll për Celtics. Për tu theksuar, ai nuk kishte shut të regjitruar në çerekun e fundit! Jaylen Brown mbylli ndeshjen me 22 pikë e 9 kërcime. Malcolm Brogdon luajti me 19 pikë.
Heat i Eric Spoelstras kështu merr epërsinë në seri duke fituar jashtë terrenit të vet, ndërsa Celtics i Joe Mazzullës do të duhet të bëj çmos për të barazuar sa më shpejt serinë. Ndeshja e dytë në mëngjesin e hershëm të 20 majit, përsëri në TD Garden të Bostonit.