Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUGGETS KAMPIONË!

Denver Nuggets për herë të parë kampion në NBA

Fotot: NBA, NBAonESPN, NBAonTNT & Nuggets/ fb

Denver Nuggets për herë të parë kampion në NBA


13 June, 2023 @10:51

Konfetit fluturonin në palestrën e Denverit, ndërsa ekipi fitoi atë që është dukur e pabesueshme për 50-vitet e ekzistencës së klubit. E në përballjen e mëngjesit të sotëm, Nuggets ka shënuar edhe fitoren e katërt të serisë finale për të fituar titullin kampion të NBA-së për herë të parë në histori të saj.

Denver Nuggets

Ndeshja përfundoi 94-89 ndërsa seria 4-1 bëri që Nuggets më në fund të çlirohej në festë. Edhe pse në ndeshjen e pestë jo fort gjithçka shkoi si duhet për ekipin e Michael Malone, ata gjithsesi menaxhuan ndeshjen falë MVP-së Jokic për të fituar duelin dhe për të festuar titullin në shtëpi.

Jokic dha 28 pikë, ndërsa 16 të tjera e 13 kërcime i bëri Michael Porter Jr. Jamal Murray kreu ndeshjen me 14 të shënuara në duelin ku ekipi shutoi vetëm me 17.9% të saktësisë për tri pikë.

Denver Nuggets

Mundi i Miami Heat nuk mjaftoi për të shtyer serinë edhe më. Jimmy Buttler kreu lojën me 21 pikë, ndërsa Bam Adebayo dha 20 të tjera, krahas 12 kërcimeve, që lanë ekipin e Erik Spoelstras të mbyllë këtu stinorin.

Denver Nuggets

“Ajo që më bën krenar është se gjatë ndeshjes, kur pjesa ofanzive nuk punon dhe tentimet nuk qëllojnë koshin, atëherë mbyllemi mirë në mbrojtje, tregohemi të fortë aty dhe fitojmë,” ka thënë Malone pas ndeshjes.◼️


 
Të gjitha lajmet nga NBA