TELEBOYS

BOROZANI.COM
Clark përforcimi i 21shit
6 December, 2012 @14:00
Teleboysat nuk ndalen së përforcuari. Pas amerikanit Ryan White, drejtuesit e klubit që për herë të parë garon në Superligën e Kosovës kanë regjistruar në Federatë edhe një amerikan.
Është fjala për John Clark, amerikani që luan në pozitën e qendrës dhe krah-qendrës. Clarck është 205 centimetra i gjatë dhe është në moshën 23 vjeçare.
Ai para se të kalojë në RTV 21 ka luajtur edhe për Urdingenin e Gjermanisë dhe Milner-Arenys të Spanjës.
Teleboysat janë ekipi i vetëm nga katërshja e poshtme që ka arritur të mposht një ekip të katërshes së epërme të tabelës këtë stinor. Ata në xhiron e shtatë mposhtën Bashkimin e Prizrenit si mysafir.
Në xhiron e radhës RTV 21 i shkon Dritës në Gjilan, një lojë kjo që pritet të jetë shumë interesante, pasi që gjilanasit janë kthjellur me fitoren ndaj Vëllaznimit.