TREPÇA

Kinney forcon kampionin
5 December, 2012 @16:33
Skuadra e vetme nga katërshja e madhe që nuk ka fituar ende asnjë derbi në këtë edicion, Trepça, synon që ta thyej akullin me përforcimin e ri, Ronald Kinney.
Së bashku me qendrën Dennis Mims dhe plejmekerin Jerome LaGrange, Kinney do ta kompletojë numrin e tre basketbollistëve të huaj te skuadra e Trepçës.
Përforcimi i ri i mitrovicasve është 200 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e fundorit. Së fundi ka luajtur për skuadrën amerikane, Cleveland Am Pro’ers, ndërsa Kosova do të jetë aventura e parë e tij jashtë Amerikës.
Trepça këtë fundjavë do të përballet me Sigal Prishtinën, ndërsa Kinney pritet që të jetë i gatshëm për këtë ndeshje dhe të jetë në dispozicion të trajnerit, Neven Plantak.