NBA

REUTERS/Jim Urquhart
Clippersët ndalin Jazzin
4 December, 2012 @11:00
Ndeshja dramatike e zhvilluar në Salt Lake City ka përfunduar me fitoren e Los Angeles Clippersave ndaj Utah Jazzit.
Ishte kjo ndeshja e shtatë si vendas e Utah-së dhe humbja e parë në palestrën e tyre.
Deri dje lojtari i Clippersave, Randy Foye, tash në pesëshen e parë të Utah-së, morri përgjegjësinë që në sekondën e fundit të qëllojë për fitore, por shuti i tij u ndal nga rrethi i koshit.
Kështu, Los Angeles Clippers fitoi dramën 105-104, derisa Blake Griffin shënoi rekordin e stinorit prej 30 pikëve dhe 11 kërcimeve. Jamal Crawford i shtoi 20 pikë nga banka për ta. Derisa te xhezerët, Mike Williams u dallua me 20 pikë dhe 12 asistime.
Rezultatet e takimeve:
Golden State - Orlando 94-102
Utah - Clippers 104-105
Denver - Toronto 113-110
New Orleans - Milwaukee 102-81
Detroit - Cleveland 89-79
Charlotte - Portland 112-118 OT