BKT SUPERLIGA

BOROZANI.COM/ Edrin Shkuliqi
Fitojnë Prishtina dhe Bashkimi
2 December, 2012 @21:19
Sigal Prishtina e regjistroi edhe fitoren e nëntë në këtë edicion, duke e mposhtur RTV 21-shin me rezultat 71-87.
Dy çerekët e parë ishin me rivalitet të barabartë, derisa në të tretën Prishtina e shkëputi rezultatin duke e bërë epërsinë deri në 15 pikë. Përforcimi i shumë përfolur i Prishtinës, Devan Downey, shënoi 22 pikë, sikurse edhe Adam Waleskowski, i cili kishte edhe 12 kërcime.
Joshua Alexander ishte koshashënuesi më i mirë i takimit me 27 pikë, derisa kontribut të rëndësishëm dha edhe debutuesi në radhët e 21-shit, amerikani Ryan White, me 20 pikë të realizuara.
Bashkimi lehtë kundër Kosovës
Skuadra e vetme pa fitore në BKT Superligë, Kosova, edhe më tej vazhdon ta mbaj këtë epitet. Kësaj radhe ata u mposhtën nga Sigkos Bashkimi me rezultat të thellë 62-111.
Bashkimi gjatë gjithë kohës ishte më superior se vushtrriasit, kurse dilemën e fituesit e hoqën që nga çereku i parë, ku e përmbyllën me epërsi prej 15 pikëve.
REZULTATET E KËSAJ JAVE:
Peja - Trepça 69:61
Drita - Vëllaznimi 87:80
RTV 21 - Sigal Prishtina 71:87
Kosova - Sigkos Bashkimi 62-111