Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Peja i kthehet fitoreve

COPYRIGHT/ BOROZANI.COM/ Lis Dorambari/ Arkiv

Peja i kthehet fitoreve


1 December, 2012 @22:14

Peja është treguar përsëri e fortë për Trepçën. Lideri aktual në BKT Superligë ka shënuar fitore shumë të rëndësishme me rezultat 69-61 në palestrën Karagaçi, në Pejë.

Loja gjatë gjithë kohës ishte e barabartë, përveç çerekut të fundit ku pejanët u treguan më të koncentruar dhe më të qetë. Dy çerekët e parë Trepça e përfundoi me epërsi me rezultat 18-19 dhe 29-33, ndërsa rezultati përfundimtar i çerekut të tretë ishte në të mirë të ekipit të trajnerit Rudolf Jugo, 53-50.

Më i dalluar në fitoren e Pejës ishte si zakonisht Dardan Berisha, i cili realizoi 26 pikë, ndërsa kontribut të madh dha edhe qendra kroate i cili spekulohej se do të largohet, Zoran Pehar, me 16 pikë të shënuara. Ndërsa debutuesi, Vladan Jocovic, takimin e përfundoi me 7 pikë.

Në anën tjetër, te Trepça, Drilon Hajrizi shënoi 12 pikë, i ndihmuar nga Valdrin Haxhiu me 11 pikë, duke shënuar 3 trepikësha. Pikë dyshifrore shënoi edhe Besnik Azemi (10), derisa dyshja amerikane Mims - LaGrange nuk lanë ndonjë përshtypje të rëndësishme gjatë lojës.

Kjo ishte fitorja e nëntë e Pejës në 10 takime, derisa Trepça e shijoi humbjen e katërt, prej të cilëve dy nga pejanët.

 

Drita e mposhti Vëllaznimin në Gjilan

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Drita u njoftua me fitoren e dytë në këtë edicion. Gjilanasit të përforcuar me tre basketbollistë të huaj arritën ta mposhtin Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 87-80, në Gjilan.


LOJTARI I MUAJIT

Waleskowski merr BasKon

FBK Superliga

Waleskowski merr BasKon

01/12/12 @ 12:15

DRITA - VËLLAZNIMI

Drita pret fitore

FBK Superliga

Drita pret fitore

30/11/12 @ 14:46

BKT SUPERLIGA

Nesër, Peja - Trepça

FBK Superliga

Nesër, Peja - Trepça

30/11/12 @ 13:39

PARA DERBIT ME TREPÇËN

Peja regjistron Jocovicin

FBK Superliga

Peja regjistron Jocovicin

29/11/12 @ 14:37

PËRFORCOHET RTV21

Edhe RTV21 me 3 të huaj

FBK Superliga

Edhe RTV21 me 3 të huaj

27/11/12 @ 14:03

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga