DRITA - VËLLAZNIMI
BOROZANI.COM/Arkiv
Drita pret fitore
30 November, 2012 @14:46
Në ndeshjet tjera të BKT Superligës së Kosovës në basketboll këtë xhiro pritet që Drita të arrijë fitoren e dytë në kampionat dhe atë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.
Gjilanasit së fundi janë përforcuar me amerikanin Craig Blackmon dhe kanë ngritur fondin e lojtarëve të huaj në tre. Kështu, bashkë me Devin Chambers, Ukshin Demi, Arian Mehmeti dhe Laurence Donelson, ekipi i udhëhequr nga Gyltekin Selimi do të kërkojë triumfin e dytë në Superligë.
Në anën tjetër gjakovarët me Pal Sylën në krye besojnë te forcat e tyre tashmë të njohura si slloveni fantastik Marcel Mihalic dhe ish
qendra e Trepçës, kroati Denis Vrsaljko, të cilët kur kombinohen me fondin e lojtarëve vendor krijojnë një ekip për t’u respektuar. Te gjakovarët rol të madh ka filluar të luaj edhe veterani Florent Lila, i cili nëse është në ditën e tij mund të shënojë shumë pikë.
ORARI:
E shtunë:
19:00 Palestra: Bashkim Selishta “Petriti”, Gjilan > DRITA - VËLLAZNIMI
INFO:
Ndeshja e parë e zhvilluar më 13 tetor: Vëllaznimi - Drita 101-77 (1:0)
Sqarim: Ndeshja e parë tregon rezultatin e takimit të parë ndërmjet ekipeve të përmendura, ndërsa rezultati në kllapa tregon fitoret e njërit ndaj tjetrit.