Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Nesër, Peja - Trepça

BOROZANI.COM/Edrin Shkuliqi

Nesër, Peja - Trepça


30 November, 2012 @13:39

Xhiroja e dhjetë e BKT Superligës në basketboll fillon nesër me tre takime, ku padyshim më interesanti pritet të jetë derbi ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Peja deri më tani ka pësuar vetëm një humbje dhe është lider i kampionatit, derisa kampioni aktual Trepça nuk ka filluar mirë stinorin e mbrojtjes së titullit duke humbur të gjitha ndeshjet derbi ciklit të parë. 

Peja ka 3, derisa Trepça 2 të huaj me të drejtë loje në derbi

Peja së fundi ka regjistruar në radhët e saja edhe qendrën boshnjake Vladan Jocovic, i cili pritet të dominojë nën kosh bashkë me kroatin Zoran Pehar, i cili ende nuk arriti t’i përmbush pritjet e pejanëve. E Dardan Berisha me shokë do të tentojnë të tregojnë se gjithçka në ndeshje me Sigal Prishtinën ka qenë vetëm një ditë jo e mirë për të verdhit.

Në anën tjetër Trepça përveç se dëshiron fitoren e parë në derbi, do të ketë edhe një rast për të testuar të huajt e saj. Denis Mims dhe Jerome LaGrange ende nuk kanë përjetuar atmosferë të derbit dhe paraqitja e tyre me minutazhë të ulët ndaj Kosovës nuk garanton sukses të sigurtë.

Mirëpo lojtari më i mirë i stinorit të kaluar Drilon Hajrizi, i ndihmuar nga gjithnjë më i mirë, Besnik Azemi, kanë treguar se mund të përballen me ekipet e forta - mirëpo u duhet ndihmë sadopak. E kjo ndihmë nga dyshja amerikane mund të befasojë Pejën!

 

ORARI:

E shtunë:

20:00 Karagaç, Pejë > PEJA - TREPÇA

INFO:

Ndeshja e parë e zhvilluar më 14 tetor: Trepça - Peja 71-84 (0:1)

Sqarim: Ndeshja e parë tregon rezultatin e takimit të parë ndërmjet ekipeve të përmendura, ndërsa rezultati në kllapa tregon fitoret e njërit ndaj tjetrit.


NBA

LBJ ndal serinë e Spurs

NBA

LBJ ndal serinë e Spurs

30/11/12 @ 11:15

KOBE BRYANT

I duhen edhe 100 pikë

NBA

I duhen edhe 100 pikë

30/11/12 @ 02:09

KINË

Shkëlqen T-Mac

NBA

Shkëlqen T-Mac

30/11/12 @ 01:40

NBA

Humphries i gërvishur

NBA

Humphries i gërvishur

29/11/12 @ 18:08

PARA DERBIT ME TREPÇËN

Peja regjistron Jocovicin

FBK Superliga

Peja regjistron Jocovicin

29/11/12 @ 14:37

PËRFORCOHET RTV21

Edhe RTV21 me 3 të huaj

FBK Superliga

Edhe RTV21 me 3 të huaj

27/11/12 @ 14:03

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga