NBA

REUTERS/Robert Sullivan
LBJ ndal serinë e Spurs
30 November, 2012 @11:15
Tim Duncan, Tony Parker dhe Emanuel Ginobili u lanë anash me vendim të trajnerit Greg Popovich dhe nuk ishin fare në skuadër në mëngjesin e sotëm kur San Antonio Spurs u takua me Miami Heatin.
Miami 2 minuta para përfundimit të takimit ishte në disavantazh 98-93, ndërsa në fund e fitoi ndeshjen 105-100, duke e ndalur serinë e Spursave prej pesë ndeshjeve me fitore.
LeBron James ishte lojtari kryesor i Miamit me 23 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime, derisa Dwyane Wade kontribuoi me 19 pikë, 5 kërcime e 5 asistime. Chris Bosh u dallua me dyshifror të dyfishtë duke shënuar 18 pikë dhe regjistruar 12 kërcime.
Te kaubojët e Teksasit, Gary Neal u dallua me 20 pikë, përkundër se saktësia e tij ishte e dobët duke shënuar 7 nga 20 tentime.
Në ndeshjen tjetër të natës, Golden State Warriors mposhti Denver Nuggetsin me vetëm një pikë epërsi 106-105. All Star i luftëtarëve, David Lee u dallua në mbrëmje duke shënuar 31 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime.