NBA

Humphries i gërvishur
29 November, 2012 @18:08
Kris Humphries, pas përleshjes që u bë, e postoi në Twitter foton e trupit të tij, të lënduar ku shihet qartë. Ndërsa këtë gjestë jo sportiv ia nisi Rajon Rondo dhe për shkak të mos kontrollës së ndjenjave, ai u përjashtua nga loja, ku nuk arriti ta thej rekordin dhe ta vazhdoi serinë e asistimeve nga dhjetë e më shumë në ndeshje.
Me këtë ndeshje iu përfundua seria e Rondos i cili e kishte vazhduar në 37 takime. Rekord ky, që e mban John Stockton, legjenda e Utah Jazz. Ndërsa ndeshjen e tensionuar e fitoi Brooklyn Netsi si mysafirë me rezultat 95-83. Joe Johnson lujti rol të rëndësishëm në fitore me 18 pikë e 6 asistime. Brooklyn Nets e arriti fitoren e 10, krahas 4 humbjeve dhe ka një bilancë tepër të mirë në Konferencën Lindore.