BKT SUPERLIGA

BOROZANI.COM/Edrin Shkuliqi
Zyrtare: Lejohen 3 të huaj
27 November, 2012 @11:05
Pas përforcimit të Sigal Prishtinës, Pejës dhe Dritës me nga tre të huaj, së fundmi Bordi i FBK-së u ka lejuar klubeve të regjistrojnë edhe të huajin e tretë në ekip.
Vendimi u morr dje në mbledhjen e bordit dhe tash e tutje BKT Superliga pritet të bëhet edhe më interesante pasi që një numër i madh i ekipeve nuk dihet a do të mund të angazhojnë të huajt, ndërsa Drita e RTV 21, publikisht kanë shprehur synimin që duan të jenë në play-off, duke kërcënuar kështu Bashkimin dhe Trepçën që nuk po tregojnë formë stabile.
Lojtarët e huaj përfundimisht mund të angazhohen deri në një javë para fillimit të stinorit pranveror, prej kur mbyllet përgjithësisht afati kalimtar.
Gjithashtu, FBK-ja ka shtyrë vendimin për pikën dy të rendit të ditës, e cila ka qenë që lojtarët nga Shqipëria të llogariten si vendor.
Kështu Sigal Prishtina, Peja dhe Drita mund të regjistrojnë prej sot lojtarët e tyre të tretë të huaj. Sigal Prishtina ka transferuar Devan Downey-in, Peja Shane Walkerin derisa Drita Craig Blackmonin.