NBA

REUTERS/Brian Snyder
Dirigjenti Rondo
24 November, 2012 @16:11
Rondo, ndoshta nuk i ndihmoi shumë skuadrës me 6 pikë të shënuara, por ai ishte i disponuar për të ushqyer skuadrën e tij me asistime. Ylli i suksesshëm, e dirigjoi skuadrën me 16 asistime, ku luajti rol të rëndësishëm në fitoren kundër Oklahoma City-të me rezultat 108-100.
Asistimet e Rondos, më së shumti i shfrytëzoi Paul Pierce, i cili shënoi 27 pikë. Ndërsa në anën tjetër si gjithmonë në skenë ishte dyshja fantastike Kevin Durant i cili luajti me 29 pikë, dhe Russell Westbrook me 26, por nuk mjaftuan për fitore.
Kjo ishte fitorja e shtatë krahas gjashtë humbjeve e Boston Celticsit, ndërsa nën kampioni Oklahoma, e regjistroj humbjen e katërt dhe i kanë nëntë fitore.