NBA

NBA
7-shja e Memphisit
16 November, 2012 @15:18
Në ndeshjen e cila kaloi mjaft e tensionuar, Memphis Grizzlies arriti ta ndal New York Knicksin, të cilët ishin në një formë shumë të mirë, dhe nuk kishin humbur para se të ndeshen me arushat.
Por nuk duhet të anashkalohet edhe forma e Memphisit. Ata stinorit i’a nisën me humbje, por pastaj të gjitha ndeshjet i fituan, edhepse gjatë verës e humbën njërin ndër lojtarët kyç të skuadrës O.J. Mayo, i cili u transferua në Dallas Mavericks.
Rol të rëndësishëm në fitoren e 7-të të Memphisit luajtën, Marc Gasol me 24 pikë e 7 kërcime, dhe Zach Randolph i cili shënoi 20 pikë, por shkëlqeu më shumë në mbrojtje me 15 kërcime.
Ndërsa në anën tjetër, Carmelo Anthony luajti me 20 pikë dhe me 5 gabime personale që ndikoi shumë në lojën e tyre.
Rezultatet e takimeve:
Lakers - Phoenix 114-102
Memphis - New York 105-95
Sacramento - Atlanta 96-112
Portland - Houston 119-117
Minnesota - Golden State 98-106
New Orleans - Oklahoma 95-110
Detroit - Orlando 106-110
Indiana - Dallas 103-83
Philadelphia - Utah 99-93