Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BECK'S

A do t’i mungojë LA?!

REUTERS/Danny Moloshok

A do t’i mungojë LA?!


20 November, 2012 @14:21

SHBA-së nuk i thonë kot, vend i ëndërrave. E ish mesfushori i Real Madridit dhe i Manchester Unitedit, David Beckham, është duke e jetuar ëndrrën.

Pas paralajmërimit të tij se do të largohet nga ekipi i tij i tanishëm LA Galaxy muajin tjetër pas finales së MLS (liga amerikane e futbollit profesionist) ai është parë përsëri me fëmijët e tij në ndeshje të LA Lakers.

Së fundi Beckham me djemtë Cruz, Brooklyn dhe Romeo kanë qenë prezent në ndeshjen ndërmjet LA Lakers dhe Phoenix Suns.

“Do të provoj edhe një  sfidë para se ta përmbyll karrierën,” ka thënë Beckham, duke shtuar se një ditë e sheh veten si strukturë përbërëse e pronarëve të ekipeve nga MLS.


 
Të gjitha lajmet nga NBA