Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Mbrëmja e vazhdimeve

REUTERS/Bill Waugh

Mbrëmja e vazhdimeve


23 November, 2012 @20:11

Katër ndeshje në NBA, dje shkuan në vazhdime, dëshira e madhe për të shënuar një fitore, bëri që të kënaqen më shumë tifozët të cilët ishin të pranishëm.

Ndeshjet të cilët shkuan në vazhdime ishin: Indiana Pacers - New Orleans Hornerts, që përfundoi në favor të Indianës. Në këtë ndeshje shkëlqyen Paul George me 37 pikë të cilën ishte shifra më e madhe deri më tani në karrierën e tij dhe Roy Hibbert i cili e bëri triple double-në e parë në karrierën e tij, duke shënuar 10 pikë ku dhe donimoi në mbrojtje me 11 kërcime e 11 bllokada.

Atlanta Hawks dhe Washington Wizards, ndeshja tjetër që zgjati 5 çerekë. Në sekondat e fundit hero i ndeshjes u shpall snajperisti Kyle Korver i cili shënoi një gjuajtje tre pikëshe dhe arritën të fitojnë në shtëpi me rezultat minimal 101-100. Ndërsa kjo ishte humbja e dhjetë me radhë e Washingtonit dhe ende nuk kanë asnjë fitore.

Edhe kampioni aktual Miami Heat hasi vështërsi ndaj Milwaukee Buksit, por me super yjet si James (28 pikë) Wade (28 pikë) dhe Bosh (24 pikë) arriti ta mposhtin kundërshtarin në vazhdime me rezultat 113-106.

Ndeshja e fundit që përfundoi në vazhdime ishte dueli Oklahoma City - Los Angeles Clippers të cilën e fitoi skuadra vendase me rezultat 117-111. Kevin Durant luajti me 35 pikë. Ndërsa në anën tjetër Chris Paul luajti me një përqindje tepër të dobët dhe ndikoj shumë në lojën e Clippersave. Befasia e natës erdhi nga Sacramento të cilët e mposhtën Lakersin. Më i miri tek “kingsat” ishte Marcus Thornton i cili luajti me 23 pikë, ndërsa 38 pikët e Kobe Bryantit nuk mjaftuan për fitore.

Sacramento e befasoi Lakersin

Befasia e natës erdhi nga Sacramento të cilët e mposhtën Lakersin. Më i miri tek “kingsat” ishte Marcus Thornton i cili luajti me 23 pikë, ndërsa 38 pikët e Kobe Bryantit nuk mjaftuan për fitore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA