NBA

REUTERS/Tami Chappell
Kingu kështu deshti
13 November, 2012 @21:36
Edhe pse skuadra mysafire Miami Heat, ishte në epërsi komforte gjatë 2 çerekëve të para, kampionët aktual e humbën kontrollin në fund të çerekut të tretë.
Në minutat e fundit të ndeshjes Houstoni e ngriti epërsinë në 8 pikë, por epërsia e krijuar, e motivoi më shumë LeBron Jamesin, i cili e mori përgjegjësinë dhe shpërtheu me një lojë tepër të mirë, pothuajse e fitoi ndeshjen vetë.
Ai lujti me 38 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime, gjithashtu i ndihmuan edhe Chris Bosh me 24 pikë dhe Wade me 19. Ndërsa në anën tjetër, rookie Chandler Parson lujti me 25 pikë, i cili është shifra më e madhe e tij në karrierë. Në vitin 2004, Detroiti u bë kampion në NBA, dhe më pas nuk arriti të kthjellet kurrsesi.
Starti më i dobët në histori të klubit, Detroit Pistons
Tani ata janë duke kaluar me një fazë të vështirë, duke e humbur edhe ndeshjen e tetë me radhë. Ky seri negative e Pistonsave ishte starti më i dobët në histori të tyre.
Edhe pse Detroit ishte shumë afër ta mposht Oklahoma Cityn, në fund skuadra mysafire e fitoi ndeshjen fal yjeve si Kevin Durant dhe Russell Westbrook, me rezultat të ngushtë 92-90.
Rezultatet e takimeve :
Houston - Miami 110-113 Detroit - Oklahoma 90-92 Phoenix - Denver 110-100 Portland - Atlanta 87-95 Dallas - Minnesota 82-90 Chicago - Boston 95-101 Philadephia - Milwaukee 96-105 Toronto - Utah 133-140 (3OT)