DRITA

Blackmon nesër te Drita
24 November, 2012 @16:09
Drita e cila deri më tani ka arritur vetëm një fitore në BKT Superligë ka angazhuar amerikanin Craig Blackmon.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari pas kërkesës sonë lidhur me përfoljet që po bëhen nëpër rrjetet sociale.
Organizatori i gjatë 193 centimetra do të arrijë nesër në Gjilan.
“Po. Do të arrijë në Kosovë nesër. Nuk mund të them asgjë më shumë, mirëpo jam i entuziazmuar që do të jem pjesë e Dritës, e posaçërisht tifozëve të klubit të cilët i kam parë në një video dhe dukeshin jashtëzakonshëm,” ka thënë ai në deklaratën ekskluzive për Borozani.com të dhënë pak orë më parë.
Tre amerikanë te Drita!
Blackmon njihet si një basketbollist që shënon shumë pikë, ndërsa ka luajtur së fundmi në Houston Express në ligën UBA të SHBA-ve, e më herët edhe në atë meksiane për Meksiko Cityn.
Ai ka pasur mesatare prej 15.7 pikësh për ndeshje të shoqëruara me 29 minuta në ndeshje, 4 kërcime, 3 asistime dhe 1.3 topa të vjedhur në stinorin e kaluar.
Drita në ekip ka dy të huaj, Devin Chambers dhe Laurence Donelson. Me Blackmonin, Drita bëhet ekipi i tretë në Kosovë me tre basketbollistë të huaj të angazhuar, përkundër se vetëm dy kanë të drejt loje. Më parë Sigal Prishtina dhe Peja kanë angazhuar nga tre të huaj.