LOJTARI I MUAJIT

FBK
Waleskowski merr BasKon
1 December, 2012 @12:15
Pas një muaji të shkëlqyer, fitoreve rresht të ish kampionit, Sigal Prishtina dhe fitores së madhe ndaj Pejës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve - duket se krah qendra amerikane e Prishtinës ka merituar çmimin BasKo të muajit nëntor.
Kështu Adam Waleskowski sot do të merr edhe zyrtarisht BasKon e muajit nëntor, çmim ky që i ipet basketbollistit më të mirë të muajit.
Praktika e zgjedhjes së lojtarit më të mirë të muajit ka filluar nga ky stinor dhe zgjidhet nga gazetarët sportiv ndërsa çmimi dhurohet nga FBK-ja.
Muajin e kaluar BasKon e kishte fituar Dardan Berisha i Pejës.
Sigal Prishtina sonte ndeshet me RTV 21-shin në kuadër të xhiros së dhjetë të BKT Superligës. Ndeshja fillon në ora 16:00.