NBA

Fisher në Dallas
1 December, 2012 @3:15
Trajneri Rick Carlisle, nuk ishte i kënaqur me shërbimet e Darren Collins dhe Dominique Jones në pozitën e playmaker-it. Ai vendosi ta forcojë këtë pozitë me lojtarin i cili ka 5 unaza të fituara në karrierën e tij, Derek Fisher.
Fisher ka nënshkruar një kontratë deri në fund të stinorit me vlerë minimale prej 703,614 dollarëve. Në stinorin e kalur ai ishte pjesë e skuadrës së Oklahoma Cityt, dhe tani pritet të realizojë planet e trajnerit Carlisle.
Me këtë përforcim, Dallasi u detyrua ta lirojë lojtarin Troy Murphy.