EUROLEAGUE

BOROZANI.COM/ Ilir Çollaku
Barça vazhdon me 100%
30 November, 2012 @23:31
Skuadra e vetme pa humbje në Euroleague, Barcelona, nuk di të ndalet. Katalonasit shënuan fitoren e tetë të tyre duke e mposhtur Besiktasin në Stamboll, me rezultat të thellë 48-78.
Megjithë diferencës prej 30 pikëve, vetëm Joe Ingles u dallua me pikë dyshifrore te skuadra fituese, duke shënuar 22 pikë, derisa te turqit më i miri ishte Gasper Vidmar me 18 pikë dhe 6 kërcime.
Kjo humbje nuk i ka kushtur shumë Besiktasit, pasi që kjo skuadër më parë kishte arritur të siguroj kualifikimin në TOP 16, së bashku me Barcelonën dhe CSKA-në, në grupin D.
Në ndeshjet tjera të luajtur sot, fitore kanë shënuar edhe Real Madridi, Montepaschi Siena dhe Olympiacos.
REZULTATET:
Real Madrid - Fenerbahce Ulker 77-61
Montepaschi - Unicaja 91-72
Zalgiris - Olympiacos 63-77
Besiktas - Regal Barcelona 48-78