Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROBASKET 2013

Hidhet shorti për Eurobasket

Hidhet shorti për Eurobasket


18 November, 2012 @16:15

Sot është tërhequr shorti për Kampionatin Europian të basketebollit që mbahete vitin e ardhshëm në Slloveni.

EuroBasketi 2013 do të fillojë në datën 4 shtator dhe do të përfundojë me 22 po të njejtin muaj, në Slloveni. Në këtë garë pritet të luaj edhe kosovari Dardan Berisha me Poloninë në grupin C.

Grupi C dhe Grupi D në shikim të parë janë llogaritur të jenë grupet më interesante ku përballjet do të japin ndeshje të paparashikueshme, mirëpo në këso lloje garash asnjëherë nuk i dihet.

Mbrojtësi i titullit të kampionit në Europë është Spanja e vëllezërve Gasol dhe Juan Carlos Navarros fenomenal, e cila kishte mposhtur Francën në finale të Eurobasket 2011.

Ja edhe grupet :

Grupi A

Franca

Britania e Madhe

Gjermania

Ukraina

Izraeli

Grupi B

Maqedonia

Lituania

Mali i Zi

Bosnja

Letonia

Sërbia

Grupi C

Spanja

Sllovenia

Kroacia

Polonia

Gjeorgjia

Republika Çeke

Grupi D

Rusia

Greqia

Italia

Finlanda

Turqia

Suedia


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague