NBA

Dënohet Rondo
30 November, 2012 @16:22
Në ndeshjen e luajtur kundër Brooklyn Netsit, në një akcion ndërmjet Kevin Garnettit dhe Kris Humphries, ku Garnett u faulua në mënyrë agresive, Rajon Rondo ishte ai që e ndezi situatën.
Për këtë gjest josportiv të playmaker-it të Bostonit, komiteti disciplinor i NBA-së vendosi ta dënojë basketbollistin me dy ndeshje moslojë.
Rondo në këtë stinor në 14 ndeshje me Bostonin arriti një mesatare prej 12,9 pikëve, 4,6 kërcimeve dhe 12,9 të asistimeve.