Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

LA mbetet nën “Magji”

REUTERS

LA mbetet nën “Magji”


3 December, 2012 @9:25

Skuadra e Lakers, ende nuk arriti të stabilizohet edhe pas ardhjes së trajnerit Mike D’Antoni. Atyre i duhet një kohë të caktuar që të adaptohet skuadra në këtë sistem.

Kjo ishte ndeshja e parë e Dwight Howardit kundër ish skuadrës së tij. Skuadra vendase e humbi koncentrimin në dy minutat e fundit të ndeshjes. 

Këtë e shfrytëzoi mirë Orlando dhe arriti një fitore të madhe kundër Lakersit, edhepse nuk kanë bilanc të mirë të fitoreve. Aktori që shkëlqeu në qytetin e Hollywoodit ishte Arron Afflalo, i cili shënoi 30 pikë, 5 asistime dhe i bëri 5 kërcime. Afflalo luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Orlando Magicut.

Ndërsa në anën tjetër Kobe Bryant, edhepse shënoi më shumë pikë se Afllalo, nuk arriti t’i ndihmojë shokëve të dorëzuar pak para fundit të ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga NBA