KOSOVA PO EC

blic.rs
Kosova, halë në sy
4 December, 2012 @9:47
Kreu i Federatës serbe të basketbollit, Dragan Dilas, në një bisedë me të përditshmen serbe Sportski Zurnal, gjatë akuzave që i bënte FIBA-së për problemin e mbrojtjes së basketbollistëve të rinj serb, që po ikin në moshë shumë të re drejt basketbollit spanjoll, ka gjetur vend të përmend edhe Kosovën si ‘gjilpërë’.
“Të rinjtë serb që në moshën 14-15 vjeçare po ikin në Spanjë. FIBA Bota dhe FIBA Europa nuk po bëjnë asgjë për të ndalur këtë. Basketbolli në serbi po mbytet kështu. Ne gjithsesi do të reagojmë. Mirëpo, si duket FIBA më shumë është e interesuar të merr vendime lidhur me një klub kosovar nga Prishtina të merr pjesë në ligën ballkanike dhe heqjen e kampionateve europiane sesa të ndalë këtë proces që në ndonjë situatë mund të quhet edhe tregëti me fëmijë, ka thënë Dilas ndër të tjera, transmeton e përditshmja Blic.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka pranuar letër nga FIBA ku shkruan se ekipet kosovare do të mund të garojnë në ligën ballkanike që nga stinori i ardhshëm. E njejta letër i është dërguar edhe Federatës së basketbollit serb.