SPORTS ILUSTRATED

REUTERS/Rhona Whise
Sportisti i vitit
4 December, 2012 @10:25
Njeriu i cili e udhëhoqi Miamin drejt titullit të kampionit në NBA stinorin e kaluar dhe përfaqësuesen amerikane në medalje të artë gjatë Olimipadës, Lebron James, është sportisti i vitit.
Kështu ka përzgjedhur magazina prestigjioze amerikane Sports Ilustrated, në kuadër të çmimit vjetor që i ipet sportistëve gjatë vitit.
“Ai është kobra, është leopard dhe është tigër para presë së vetë,” ka thënë trajneri i Miamit, Pat Riley për Lebron Jamesin.
Ndërsa bashkëlojtari i tij Dwyane Wade ka shtuar: “Për një basketbollist s’ka ku të shkojë më. Është plotësisht i kompletuar. Kampion në NBA, MVP i garave të rregullta, MVP i finaleve, medalje e artë olimpike. Thirreni si të doni, organizatori më i mirë i ligës, ose aloja, ose alo-qendra më e mirë ose asnjëra.”
“Ai nuk ka pozitë,” ka thënë një skaut i NBA-së. “Atij ia jepni topin the e fitoni ndeshjen. Kaq.”