NBA

REUTERS
Miami shkrihet në Washington
5 December, 2012 @14:46
Triple double i LeBron Jamesit nuk mjaftoi për fitore ndaj skuadrës më të dobët në NBA. Në ligën më të fortë të botës, edhe një herë u vërtetua se, nuk ka ndeshje të lehtë.
Kjo ishte vetëm fitorja e dytë e Washingtonit në këtë stinor. Më i disponuari tek Wizards, ishte Jordan Crawford i cili luajti me 22 pikë e 6 asistime.
Ndërsa në anën tjetër LeBron Jamesi bëri triple double me 26 pikë, 13 kërcime dhe 11 asistime, që i shfrytëzoi vetëm për statistikë.
Rezultatet e takimeve :
Houston - Lakers 107-105
Memphis - Phoenix 108-98 OT
Chicago - Indiana 76-80
Brooklyn - Oklahoma 111-117
Washington - Miami 105-101
Philadelphia - Minnesota 88-105