OFENDIM

Dueli i Pninit (majtë) me Skjolderbrandin (djathtë)/REUTERS/Nir Keidar
E quan nazist, pezullohet
5 December, 2012 @8:29
Guy Pnini, i cili u kap edhe në kamerë duke fyer kundërshtarin e tij (Jonathan Skjolderbrand, me fanellë të kuqe në fotografi), u hoq nga detyra e kapitenit deri në fund të sezonit, duke u pezulluar deri sa të merren masa të tjera dhe është detyruar të paguajë një gjobë prej 20.000 eurosh, të cilat do të dhurohen për bamirësi.
Incidenti ka prekur shumë izraelitë në kujtim të 6 milionë hebrenjëve që u vranë nga nazistët gjermanë. Pnini, familja e të cilit ka shumë të shpëtuar nga Holokausti, ka kërkuar falje për veprimin dhe ka shpjeguar se ishte thjeshtë një gjaknxehtësi e tij gjatë lojës.
Pendohet Pnini dhe ia nis vajit para gazetarëve
Ai filloi të qajë para raporterëve të pranishëm kur iu dha dënimi.
“Jam i turpëruar për veten time, dhe mënyrën se si kam vepruar,” ka thënë Pnini në një deklaratë në faqen zyrtare të Maccabi Tel Aviv.
“Do të bëj gjithçka që të ndreq gabimin që bëra.”
Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes derbi ndërmjet ekipeve nga Tel-Avivi, Maccabi (me të verdha) dhe Hapoel (me të kuqe). Skjolderbrand është basketbollist suedez, mirëpo ka edhe pashaportë izraelite.