Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOT

U18: Kosova e Shqipëria sot ndeshen, për t’i ikur vendit të fundit në evropian!

U18: Kosova e Shqipëria sot ndeshen, për t’i ikur vendit të fundit në evropian!


30 July, 2023 @12:04

Kosova U-18 dhe Shqipëria U-18 do të ndeshen sot në Matosinhos së Portugalisë me fillim prej orës 16:30. Kombëtaret përkatëse në basketboll do të luftojnë në këtë betejë, për t’i ikur vendit të fundit në Kampionatin Evropian për grupmoshat nën 18-vjet në Divizionin B të Evropës.

As Kosova U-18 e as Shqipëria U-18 nuk kanë shënuar asnjë fitore në fazën grupore, duke mbyllur grupin pa fitore dhe me pesë disfata. Më pas, në grupet për klasifikim përfundimtar, u mposhtën edhe nga njëherë, për të kërkuar tash pozitat 21 (të parafundit) dhe 22 (të fundit) në evropian.◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18