Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

Foto: FBK

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione


Teksti: FBK

28 July, 2023 @10:29

Kosova mundet nga Andorra, renditet e katërta.
Kosova është renditur e katërta në Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16.
Dardanët e rinj në sfidën për vendin e tretë janë mundur nga Andorra me rezultat 59:97 (15:32, 10:20, 18:22, 16:23).
Andorrasit e nisën ndeshjen më mirë dhe e fituan periudhën e parë 15:32 dhe të dytën 10:20 për të shkuar në pushim me rezultat 25:52. Kjo i mjaftoi për të ruajtur epërsinë dhe për të triumfuar në fund 59:97.
Drin Tafilaj shënoi 18 pikë e 13 kërcime, ndërsa Lis Binishi kontribuoi me 15 pikë dhe Erdin Abazxhik me dhjetë.

Në finalen interesante, Qiproja fitoi titullin e kampionit evropian për divizionin C, duke e mposhtur në finale Azerbajxhanin, 78-75.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18