Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA 2023

Kosova U-16 kërkon finalen sonte

Foto: FBK

Kosova U-16 kërkon finalen sonte


Teksti: FBK

26 July, 2023 @12:09

Sonte do të zhvillohen katër ndeshje në Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16 në Prishtinë.

Vëmendja do të jetë në sfidën ndërmjet Kosovës dhe Qipros, ku Dardanët synojnë të kalojnë në finale.

Dardanët e rinj në grupe kishin tri fitore në tri ndeshje, kurse Qipro tri fitore e një humbje.

Orari

Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahje, ndërsa hyrja është falas në “1 Tetori”.

Ndeshja Kosova-Qipro nis prej orës 20:00 në palestrën 1 Tetori në Prishtinë

Mbështetja mund të jetë vendimtare për të depërtuar në finale, ku do të ndeshen me fituesin e sfidës Azerbajxhan-Andorra.

Për vendet 5-9 do të luajnë Armenia-Malta dhe Gjibraltari-San Marino. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18