U-20 / / / NGA EVROPIANI I DIVIZIONIT B
Dy humbje në dy ndeshjet e para për Kosovën U20
9 July, 2023 @18:09
Pas humbjes nga Gjeorgjia dje, në start të Kampionatit Evropian Divizioni B që po luhet në Shkup, Kosova U20 e drejtuar nga Dritëro Sefaja është mposhtur edhe në përballjen e dytë të fazës grupore, ku pak më parë përfundoi ndeshja në të mirë të Suedisë, që mposhtën Dardanët 84-76 [16-16, 23-24, 21-20, 24-16].
Dallimi kryesor në ndeshje u bë në minutat e fundit, derisa Kosova U20 ishte në epërsi tre minuta para fundit të duelit me 73-75, deri në fund të ndeshjes arriti të shënojë vetëm një pikë, kurse suedezët 11 për të mbyllë duelin me fitore prej tetë pikë dallim.
William Kermoury me 20 pikë dhe Felix Brostrom me 17 ishin më efikasit te Suedia U20 në fitore sot, ndërsa te Kosova U20 lojtarët me më së shumti pikë të shënuara ishte Bardh Istrefi, 21, kurse Visar Ejupi dha 15 e Hajriz Hazeri 12 të tjera.
Pas ndeshjeve të ditëve të para Kosova U20 ka mbyllë gjasat për të shkuar tutje në Evropianin e Divizionit B, pasi që edhe po t’i fitojë duelet tjera nuk do të mund të shkojë tutje, duke ditur forcën e Ukrainës U20 dhe dallimin që po bën ajo ndaj të tjerëve me koshdallim.
Duelet e mbetura të Kosovës U20: Kosova - Azerbajxhani, 11 korrik; dhe Ukraina - Kosova, 12 korrik.
TABELA AKTUALE:
Suedia 3-0
Ukraina 1-1
Gjeorgjia 1-1
Kosova 0-2
Azerbajxhani 0-1.
*Nga Grupi, në çerekfinale shkojnë vetëm dy ekipet e para të renditura.