Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EURO DIV. B U20 - SHKUPI 2023

Kosova U20 mposhtet edhe nga Ukraina, eliminohet nga kampionati

Foto: fiba.com

Kosova U20 mposhtet edhe nga Ukraina, eliminohet nga kampionati


12 July, 2023 @15:57

Ka përfunduar kampionati U20 i Divizionit B të evropianit për Kosovën. Dardanët U20 janë mposhtur për të tretën herë në Grupin C, kësaj radhe nga Ukraina dhe me këtë janë eliminuar nga mundësia për të dalë në çerekfinale të garës.

Ukraina ka mposhtur Kosovën sot 78-62, ndërsa ekipi ynë u tregua më i mirë vetëm në çerekun e parë, që e mori në 23-25, ndërsa në të tjerat pësoi radhazi 15-10, 21-12 dhe 19-15.

Dion Sheqiri

Oleksandr Kabzystyi me 17 pikë ishte më i dalluari te Ukraina, ndërsa pos tij 16 i dha Mykhailo Bublyk. Te ekipi i Kosovës Dion Sheqiri me 11 dhe Jon Ukaj me 10 ishin më të dalluarit.

Në ndeshjet e radhës, Kosova U20 e drejtuar nga Dritëro Sefaja do të luajë për plasmanin përfundimtar në garë, prej pozitës 9 deri në 20.◼️

TABELA E GRUPIT C:

1. Suedia 4-0
2. Ukraina 3-1
3. Gjeorgjia 1-2
4. Kosova 1-3
5. Azerbajxhani 0-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga