Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA

Kosova U-16 shpreson në fillim me fitore

Kosova U-16 shpreson në fillim me fitore


19 July, 2023 @11:12

Sot fillon Evropiani, Dardanët përballen me Maltën
Sot fillon Kampionati Evropiani, Divizioni C për meshkuj U16.
Në këtë Evropian marrin pjesë nëntë shtete, ku Dardanët synojnë të triumfojnë.
Basketbollistët e rinj të Kosovës sfidën e parë do ta kenë ndaj Maltës nga ora 17:30, ku synojnë fitoren dhe kërkojnë përkrahjen nga publiku.
Në këtë sfidë do të jetë i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.
Ndeshjen mund ta ndiqni në platformat Art Motion dhe Kujtesa, ashti si të gjitha ndeshjet e Kosovës, kurse të gjitha sfidat tjera në faqen zyrtare të FIBA-s në YouTube.
Të gjitha takimet zhvillohen në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në kampionatin që organizohet në Prishtinë dhe i përket Divizionit C, marrin pjesë nëntë shtete, të ndara në dy grupe.

GRUPI A:

Andorra, Kosova, Malta, Gjibraltari.

GRUPI B:

Shqipëria, Qiproja, Armenia, San Marino, Azerbajxhani. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18