Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EURO DIV. B U20 - SHKUPI 2023

Kosova U20 arrin fitoren e parë

Foto: FIBA

Kosova U20 arrin fitoren e parë


Teksti: FBK

12 July, 2023 @4:42

Kosova ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U20.

Dardanët e rinj kanë mundur Azerbajxhanin me shifrat 75:71 (18:18, 21:11, 18:20, 18:22). Kjo ishte fitorja e parë pas dy humbjeve, kurse Azerbajxhani ka tri humbje. Ndeshjen e fundit në grupe, Kosova e ka kundër Ukrainës nesër (e mërkurë) nga ora 13:30.

Në çerekun e parë, Azerbajxhani kishte epërsi prej 11:18, por një seri prej 7:0 e Dardanëve, bëri që kjo pjesë të përfundojë 18:18. Kosova vazhdoi me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku e bëri dallimin më të madh dhe shkoi në pushim me rezultat 39:29.

Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje interesante, me Kosovën që kishte epërsi, por azerbajxhanasit e afruan në 72:71, megjithatë Dardanët e ruajtën epërsinë dhe fituan 75:71.

Më të dalluarit ishin Visar Ejupi me 28 pikë e nëntë kërcime dhe Olsi Kurtaj me 14 pikë e tetë kërcime.

TABELA AKTUALE, GRUPI C:

1. Suedia 4-0
2. Ukraina 2-1
3. Gjeorgjia 1-2
4. Kosova 1-2
5. Azerbajxhani 0-3.

Duelet e fundit në grup, 12 korrik 2023:
13:30, Ukraina - Kosova;
21:00, Azerbajxhani - Gjeorgjia.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18