Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMFOJNË!

MH Prishtina kampione e Superligës U18!

Foto: FBK

MH Prishtina kampione e Superligës U18!


Teksti: FBK

1 June, 2023 @14:27

MH Prishtina ka fituar në finale të PlayOff-it ndaj Bashkimit me rezultat 76:98, apo në seri të përgjithshme 2:0. Me këtë fitore Marigona Hill Prishtina është shpallur kampione në Superligën U-18 te meshkujt. Medaljet e argjendta për klubin nga Prizreni i ndau Komesari i Garave, Faton Kurshumlija, ndërsa për skuadrën fituese Komesari i Kategorive të Reja, Xhelal Mumini. Kupën te Kapiteni Flon Kastrati e dorëzoi, Komesari i Kategorive të Reja, Xhelal Mumini.

MH Prishtina fitoi 2-0 serinë finale të playoffit, ku mbrëmë triumfuan 76-98 për të marrë titullin kampion në grupmoshat e tyre. Për ta, ky është suksesi i radhës pas triumfit në Kupë të Kosovës. Gjatë këtij stinori ekipi i drejtuar nga Dritëro Sefaja ka pasur bilanc 33-1!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18