Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 NË 2

Kosova U-16 mposht edhe Gjibraltarin

Kosova U-16 mposht edhe Gjibraltarin


22 July, 2023 @16:02

Kosova e ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që po zhvillohet në Prishtinë. Dardanët e rinj edhe në sfidën e dytë ishin dominues, ku kësaj radhe kanë mundur Gjibraltarin me shifrat 56:123 (7:22, 18:31, 10:32, 21:38).
Vetëm pesë minutat e parë ishin të barabartë, ku më pas Dardanët shkëlqyen deri në fund, duke dominuar totalisht ndaj kundërshtarit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
I jashtëzakonshëm në këtë përballje ishte Lis Binishi me 43 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, si dhe katër topa të vjedhur, ndërsa Anes Krasniqi shtoi 23 pikë.
Kjo ishte fitorja e dytë për Kosovën U16, pas asaj ndaj Maltës, ndërsa sfidën e fundit në grupe e ka ndaj Andorrës, të hënën mbrëma.
Gjatë ditës së tretë, Andorra mundi Maltën 98:57, Azerbajxhani mposhti Armeninë 92:58 dhe Qipro shënoi fitore kundër Shqipërisë 110:51.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18