Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATË NGA FEDERATA

Ndryshojnë datat e Evropianit në Prishtinë

Foto: FBK

Ndryshojnë datat e Evropianit në Prishtinë


Teksti: FBK

20 January, 2023 @20:28

FIBA Kampionati Evropian, Divizioni C do të mbahet në vitin 2023 në Prishtinë. Ky kampionat organizohet për U16 te meshkujt.

Ky kampionat ishte paraparë të zhvillohej nga 15 deri më 23 korrik, megjithatë për shkak se palestrat në Prishtinë janë të ngarkuara në atë kohë, Federata e Basketbollit e Kosovës ka parashtruar kërkesë FIBA-s që datat të ndërrohen nga 19 deri 27 korrik.

Kërkesa është pranuar dhe ky Evropian do të mbahet nga 19 deri 27 korriku në Prishtinë.

Evropiani i Divizionit C këtë vit ishte mbajtur në Prizren, kurse Challenger për U16 ishte mbajtur në Prishtinë vitin 2021.

Më herët në Prishtinë është organizuar Evropiani i Divizionit B për femra U20, kurse për herë të parë ishte organizuar Divizioni C për meshkuj 18, ku kishin fituar Dardanët, ashtu si edhe Challenger-in edicionin e kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18