Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO DIV. B U-16 - PRISHTINA 2023

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

Foto: FIBA

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale


27 July, 2023 @11:27

Kosova U-16 nuk ka arritur të sigurojë finalen e Divizionit C të evropianit për grumposhat nën 16-vjet. Ekipi i Kosovës U-16 është mposhtur thellë nga bashkëmoshatarët qipriot në këtë ndeshje, ku këta të fundit fituan me 25 pikë dallim për të siguruar finalen.

Të drejtuar nga Driton Obërtinca, Kosova U-16 mori përgjigje nga kundërshtari që në pjesë të parë ku pas çerekut të parë me 9-28 dhe të dytit me 7-25 thuajse gjithçka ishte vendosur në ndeshje, për përfundimtaren 49-74.

Mal Tusuni me 12 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Kosova në këtë ndeshje, ndërsa nga 10 shënuan Ben Basha dhe Lis Binishi. Me këtë humbje, ekipi i drejtuar nga Obërtinca dhe ndihmësit e tij Elbesar Gështenja e Egzon Uka sot pasdite do të luftojnë për pozitë të tretë në kampionat.

Kosova U-16 do të luajë ndaj Andorrës U-16 për vend të tretë në kampionat, të enjten më 27 korrik me fillim prej orës 17:30.

Ndeshjet e sotme:

Për vend të tretë (17:00) Kosova-Andorra
Finalja (20:00) Qiproja-Azerbajxhani.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18