PA FITORE NË GRUP!
EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18
27 July, 2023 @11:11
Ka përfunduar faza e rregullt e evropianit të basketbollit në divizionin B të FIBA Europe, ku Kosova U-18 ka përfunduar e fundit në Grupin C, duke u klasifikuar si e fundit aty. Dardanët e rinj nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë as Ukrainës U-18 dhe kështu kanë pësuar për të pestën herë radhazi në grup. Tash, ata po luajnë për renditjen përfundimtare në kampionat, prej pozitës 17-22!
Kosova U18M ka pësuar edhe humbjen e pestë në pesë ndeshjet e zhvilluara në grupe. Dardanët e rinj janë mundur nga Ukraina me rezultat 68:78 (17:15, 18:29, 15:20, 18:14), në Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Basketbollistët e Kosovës në çerekun e parë dhe atë të fundit, për një nuancë ishin më të mirë se kundërshtarët, por dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë, ku pësuan 18:29.
Te Kosova, Arlind Konjuhi shënoi 24 pikë dhe Jon Ismajli kontribuoi me 16 pikë e nëntë kërcime. Tashmë Kosova do të garojë për vendet 17-22, ku do të luajë nesër (e premte) ndaj Zvicrës U-18.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT C:
1. Holanda 5-0
2. Rumania 4-1
3. Estonia 3-2
4. Ukraina 2-3
5. Irlanda 1-4
6. Kosova 0-5.◼️