Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: RUMANIA-SHQIPËRIA

Shqipëria me humbje nga Rumania, eliminohet definitivisht

Foto: FIBA

Shqipëria me humbje nga Rumania, eliminohet definitivisht


30 July, 2023 @13:48

Shqipëria e drejtuar nga Antonios Dukas ka pësuar edhe humbjen e tretë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025 dhe me këtë disfatë ka humbur edhe gjasat teorike për të kaluar tutje.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë Rumanisë në Piteshti mbrëmë dhe janë mposhtur 72-63 [10-23, 26-16, 20-16, 16-8] për të humbur gjasat për më tutje. Bogdan Popa me 17 pikë ka qenë më efikasi te Rumania në fitore, ndërsa koshashënuesi më i mirë i kuqezinjëve ka qenë lojtari i Prishtinës, Daniel Lekndreaj. Ai u bë i vetmi që kreu lojën me double-double te Shqipëria duke dhënë 16 pikë e duke bërë 11 kërcime.

Endrit Hysenagolli dhe Elvisi Dusha dhanë nga 12 pikë secili.

Ndeshjet e mbetura të Grupit I:

2 gusht, Sllovakia-Rumania
5 gusht, Shqipëria-Sllovakia.

TABELA AKTUALE E GRUPIT I:

1. Rumania 2-1
2. Sllovakia 2-0
3. Shqipëria 0-3.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësueset e tjera