KOSOVA U 16
Vazhdon dominimi i Kosovës U16, asnjë pikë s’pësuan në çerekun e 4
18 August, 2021 @20:16
Përfaqësuesja e Kosovës U16, është duke dominuar në Kampionatin Evropian Challengers U16.
Pas 2 fitoreve me epërsi të thellë ndaj Maltës dhe Moldavisë, Kosova e mposhti edhe Gjibraltarin me 79 pikë epërsi 19-98.
Djelmoshat e trajnerit Dritëro Sefaja, me mbrojtje të mirë pësuan vetëm 19 pikë, kurse në çerekun e katërt nuk pësuan asnjë pikë dhe shënuan 40 pikë.
Jon Ismajli shkëlqeu me triple-double prej 25 pikëve, 12 topa të vjedhur dhe 10 asistimeve, derisa u ndihmua edhe nga Norik Binqe me 21 pikë e 8 kërcime.
Kosova me 3 fitore në 3 ndeshje gjendet në krye të tabelës në Grupin F.
Kosova U16 të premtën do të takohet me Shqipërinë.