KOSOVA U16
Kosova U16 pa humbje, triumfon në Evropianin në Prishtinë
21 August, 2021 @22:27
Kosova U16 ka fituar pesë ndeshje në po aq të zhvilluara, duke triumfuar në FIBA European Challenger, që u zhvillua në Prishtinë.
Dardanët e rinj ishin të jashtëzakonshëm, duke luftuar në çdo sfidë dhe në çdo minutë dhe për çdo top, e duke luajtur me krenari.
Të pesë ndeshjet i fituan bindshëm, derisa në finale triumfuan ndaj Luksemburgut me rezultat 86:43.
Rron Dahsyla me 30 pikë e 11 kërcime ishte më i dalluari te Kosova, derisa u vërejtën edhe Eris Zeneli me 20 pikë e 10 kërcime dhe Dren Kastrati me 15 pikë e 10 kërcime.
Kosova në grup ishte me Luksemburgun, Moldavinë, Maltën, Gjibraltarin dhe Shqipërinë.