Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E BASKETBOLLISTEVE

Furkan Saglik shpall listën e Kosovës U-20 (F)

Furkan Saglik shpall listën e Kosovës U-20 (F)


22 June, 2022 @6:53

Përzgjedhësi i Kosovës U-20 në konkurrencën e femrave, Furkan Saglik, ka shpallur dje listën e lojtareve të ftuara për ndeshjet e radhës.

Janë 17 basketbolliste në listën e gjerë të Saglikut që do të bëhen gati për ndeshjet e korrikut, ku Kosova U-20 garon në Evropianin e Divizionit B.

FBK ka bërë të ditur se ekipit do t’i bashkohen në ndërkohë edhe Astera Tuhina, Agnesa Rrahmani, Diellza Dekaj dhe Sara Vraniqi - posa ta përfundojnë aktivitetin me ekipin senior të vajzave.

LISTA E KOSOVËS U-20 (F):

Astera Tuhina,
Dea Pushkolli,
Agnesa Rrahmani,
Djellza Dekaj,
Anita Grainca,
Arba Hashani,
Sara Vraniqi,
Vanesa Bojku,
Gresa Berisha,
Sumeja Kosumi,
Rea Ukaj,
Erjon Krasniqi,
Anila Selmani,
Anesa Korca,
Etna Rexhepi,
Vesa Ballazhi dhe
Yllza Uka.

Vajzat U-20 janë në Grupin C të Divizionit B, ndërsa si rivale kanë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore.

Kampionati mbahet në Shkup dhe fillon më 9 korrik për tu kryer më 17.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja